Aktualitet

Shqiptarët përplasen me rumunët në kantierin e Camp Nou, pamjet nga dhuna me mjete të forta

Gjashtë persona mbetën të plagosur pas përleshjes me mjete të forta në kantierin e stadiumit Camp Nou në Barcelonë.

Dhjetëra punëtorë shqiptarë dhe rumunë të cilët po punonin në ndërtimin e stadiumit u përplasën me njëri-tjetrin.

Sipas medias së huaj, më shumë se 20 persona janë përfshirë në aktet e dhunës rreth orës 15:00 në kantierin e “Camp Nou”, i cili aktualisht po i nënshtrohet një rikonstruksion të plotë.

Gazetarja Anna Punsi tregon në X se nënkontraktori ka vendosur që të largojë nga puna të gjithë personat e përfshirë në aktet e dhunës, teksa ka nisur një hetim.

“Ishte një përballje mes punëtorëve rumunë dhe shqiptarë. Ata ishin operatorë të një kompanie nënkontraktore. Siguria e punimeve dhe e kantierit është në dorën e një kompanie private sigurie të punësuar nga kompania e ndërtimit”, shkruan gazetarja.



#Shqiptarët #përplasen #rumunët #në #kantierin #Camp #Nou #pamjet #nga #dhuna #mjete #të #forta
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button