Aktualitet

Kasanof sot mbajti takim me liderët e partive opozitare

Ndihmëssekretari amerikan, Alexander Kasanof, pas takimeve që pati dje me krerët e vendit, sot ka mbajtur takime me liderët opozitarë.

Kasanof fillimisht u takua me kryetarin e PDK-së, Memli Kransiqi, nga ora 9:00.

Pas Krasniqit, ndihmëssekretari amerikan zhvilloi takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga ora 9:30, ndërsa me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, nga ora 10:00.

Kasanof erdhi për herë të parë në vizitë zyrtare në Kosovë që nga marrja e postit të cilin e pasoi nga Gabriel Escobar.

Përveçse në Kosovë, Kasanof qëndroi edhe në Bosnjë e Hercegovinë e Serbi./Express/



#Kasanof #sot #mbajti #takim #liderët #partive #opozitare
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button