Aktualitet

Seanca për shkarkimin e Kusari-Lilës, reagon VV-ja: Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?

Pak minuta para seancës së jashtëzakonshme ku po kërkohet shkarkimi i  Shefes së GP të LVV-së Kusari-Lila për bisedat me Radojiçiq, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Nga VV-ja shkruajnë ‘Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti’.

Tutje të njëjtit theksuan se ku siklet vjen pasi Qeveria Kurti i ka cënuar rëndë milionat për grupet e ngushta të interesit të lidhur me ish-pushtetarët tash në opozitë.

“Miliona euro kanë përfunduar në pak xhepa në secilin projekt infrastrukturor. Për të kuptuar përmasat e kësaj zhvatjeje mjafton të përmendim vetëm një projekt që dëshmon për brutalitetin e plaçkitjes së parasë publike. 240 milionë euro do të kushtonte projekti i shpronësimit për rrugën Kijevë-Zahaq, apo 150 milionë euro më shumë se projekti aktual që po bëhet tash me Qeverinë Kurti. Nga 240 ka rënë në 90 milionë euro, ndërkohë mund ta merrni me mend se ku do përfundonin 150 milionë euro” shkruajnë nga VV-ja raporton “Gazeta Blic”

Reagimi i plotë:



#Seanca #për #shkarkimin #KusariLilës #reagon #VVja #Pse #gjithë #siklet #Qeverinë #Kurti
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button