Analistët paralajmërojnë: Këto janë tri kërkesat specifike që Kasanof do t’ia paraqesë sot, Albin Kurtit

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka thënë se sot priten tri kërkesa specifike që i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, do t’i paraqesë në Kosovë.
Arifi në një deklaratë për thekson se, se e para është dërgimi i draft statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese sa më shpejt.
E dyta, ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të stabilizimit të marrëdhënieve me Serbinë, si një hap kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Kërkesa e tretë, që është ndoshta edhe më specifike, është përshpejtimi i integrimit të serbëve në veri të Kosovës, si në aspektin politik ashtu edhe në atë institucional. Kjo do të ndihmojë në forcimin e unitetit dhe stabilitetit të vendit.
“I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, do t’i ketë tri kërkesa specifike. E para, draft statuti i Asociacionit të dërgohet sa më shpejt në Gjykatën Kushtetuese. E dyta, vazhdimi për stabilizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe e treta, që është ndoshta edhe më specifike: Një integrim, më i përshpejtuar i serbëve në veri të Kosovës, pra, politik dhe insitutcional”, tha Arifi.
Edhe Jeton Halimi, njohësi i çështjeve politik tha për se i dërguari për Ballkanin Perëndimor do të vjen me kërkesa shumë të qarta për Albin Kurti.
“I Dërguari për Ballkanin Perëndimor, z.Kasanof, vjen me kërkesa shumë të qarta për Albin Kurtin: dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës të draft statutit të dhënë nga BE-ja për themelimin e Asociacionit dhe koordinimin maksimal me SHBA-BE. Institucionet ligjzbatuese në Kosovë nuk duhet të marrin veprime të njëanshme pa koordinimin me aleatët tanë”, tha Halimi.
Sipas Halimit, Kasanof mund të jetë shtysë kryesore që shumë shpejt të ndodhë një takim mes kryeministrit Kurti dhe Vuçiqit.
“Me ndërmjetësimin e z.Kasanof, mund të ketë takimin e radhës mes z.Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, për të shtyrë dialogun më tutje. Kjo vizitë në Beograd dhe Prishtinë është një presion për të dy vendet, pasi nuk duhet lejuar destabilizimi në Ballkan. Presioni është shumë i madh dhe tani ka dhënë efektin e tij te Vuçiçi dhe Kurti. Kjo formulë e zgjedhur nga SHBA dhe BE po funksionon shumë mirë për të ecur përpara në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë”, shtoi ai.
“Albin Kurti duhet t’i thirrë mendjes për të bashkëpunuar me SHBA dhe BE; ndryshe, mund të përballet me sanksione dhe të shpallet person nën gradë, ashtu siç z.Sarazin e bëri shumë qartë për heqjen e bllokadës për mallrat e Serbisë. Kurti u zbraps për të dytën herë”, përfundon ai për .
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Kasanof, sot vjen në Kosovë
#Analistët #paralajmërojnë #Këto #janë #tri #kërkesat #specifike #që #Kasanof #tia #paraqesë #sot #Albin #Kurtit
gazetablic.com