Aktualitet

Osmani: Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marr pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore që u mbajt në Dubrovnik.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës.

“Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë!

Dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, theksova se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjellë kurrë paqe të qëndrueshme. Solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në vet përvojën e dhimbshme të popullit tonë. Prandaj, do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ukrainas për liri, për sovranitet dhe integritet territorial. Deri në fitore!”, shkruan ajo.



#Osmani #Ashtu #siç #dështuan #në #Kosovë #Kroaci #Slloveni #BosnjeHercegovinë #forcat #barbare #të #dështojnë #edhe #në #Ukrainë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button