Aktualitet

Qetë në Veri- Policia thotë se situata atje, është nën kontroll

Armë të gjata, granata dore, radiolidhje; antiplumba; e mjete të tjera u gjenden një ditë më parë në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Policia e Kosovës për rajonin e veriut, thotë se armatimi i sekuestruar në veri të vendit i takon periudhës para sulmit terrorist në Banjskë të Zvecanit. Me gjithë armatimin e sekuestruar, zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani, vlerëson se situata e sigurisë ne veri vazhdon të jetë e qetë dhe nën kontroll. Por, ai nuk e përjashton mundësinë për sulme të reja.

‘Kjo tregon që polica po e kryen punën e vet rutinor çdo dite ne momentin që në pranojmë info në ndërhyjmë sidoqoftë situatën ne veri e ka ndryshuar operacioni banjkes dhe ne konsiderojmë që armatimi i gjetur dje është me siguri duhet të jete para Banjskës.

Situata e sigurisë ne veri vazhdon të jetë e qetë delikate për shkak te zhvillimeve politike qe ndodhin këto ane sidoqoftë situata konsiderohet te jete ne kontroll pavarësisht nëse ndodh diçka e madhe ma shume se një shpërthim policia gjenden ne çdo cep të vendit dhe e gatshme te ballafaqohet me çdo veprim. Konsiderojmë situata është ne kontroll Nëse ndodhe dicka e tillë ne reagojnë nuke përjashtojmë asnjë rast por polica është duke is her yer qytetarëve dhe e gatshme të ndërhyje. I kemi dy persona te identifikuar s’janë te arrestuar ende janë ne kërkim policor. Ka mundësi të kenë lëvizur edhe në Serbi”, tha Elshani.

Me sekuestrimin e armatimit në veri ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se janë parandaluar sulme të mundshme ndaj zyrtarëve policorë, qytetarëve apo institucioneve të vendit dhe ka shtuar se beteja e suksesshme në luftimin e terrorizmit do të jetë e pandalshme.

Por anëtari i Komisionit Parlamentar për çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes, nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, thotë se në veri të vendit vazhdimisht ka kontrabandim të armëve që futen në Kosovë dhe për këtë duhet të japë përgjegjësi Qeveria. Sipas tij, në çdo manastir në Kosovë ka armatim.

“Jemi duke u përballe me një situatë dhe deklarata të qeveritareve qe na kanë mbush mendjen se kurrë ma shume shtete e pushtete e kontroll në veri s’ka pasur. Qeveria mori vendin për me mbylle urne e bansjkes por deri atë dite kane kaluara automjete që kanë kontrabanduar…a ka pasur mundësi të ketë armatime aty tash pas dy jave… të mbylljes së kontrabanidimit që tregon se atë gjate gjithë periudhës s’ka pasur as shtete as sovranitet atje është nje status quo që e mbajn çizmja e policisë dhe kofrit aty është kryer kontrabandim i vazhdueshëm. Të gjitha këto lojëra me veriun ja e skenar qe i përdor qeveria për të kaluara krizën që kalon në qeverisje presionet ndërkombetare etj. Shpike situata te veriut për te tërhequr vëmendjen. Qeveria duhet me dhanë përgjegjësi si ka mundësi që gjatë kohës kur ka thane s’ka kontabandim paska ndodh ndosh kontabandini”, tha Berisha për rtv21.

Forca paqeruajtësee NATO-s në Kosovë ka shtuar numrin e ushtarëve të saj pas trazirave të vitit të kaluar dhe sulmeve në Banjskë dhe ka bërë të diotur se është e gatshme për të reaguar në çdo situatë. Një ditë më parë trupat amerikane të KFOR-it kryen kontrolle të makinave në pikat e kontrollit në komunën e Leposaviqit.



#Qetë #në #Veri #Policia #thotë #situata #atje #është #nën #kontroll
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button