Rritja e pensioneve, Kastrati: Era e plehut nuk mbulohet me parfum

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka vlerësuar se rritja e pensioneve është mashtrimi i radhës i Qeverisë Kurti.
Ai ka vlerësuar se rritja e pensioneve në prag të zgjedhjeve është vetëm një taktikë populiste.
Në profilin e saj në “Facebook”, ai ka shkruar se era e plehut nuk mbulohet me parfum.
“Ky është mashtrimi i radhës për të mbuluar keqqeverisjen katërvjeçare të cilës i vie era pleh, ndërsa këta po mundohen ta parfumosin plehun me këte rritje 20% me shpresë që nuk i vie era keqqeverisjes katërvjeçare. Rritja e pensioneve në prag të zgjedhjeve është vetëm një taktikë populiste, që synon të tërheqë votuesit përmes përfitimeve afatshkurtra, pa adresuar rrënjësisht situatën e rënduar ekonomike dhe rritjen e normit të çmimeve gjatë mandatit katërvjecar.”, ka shkruar Kastrati.
#Rritja #pensioneve #Kastrati #Era #plehut #nuk #mbulohet #parfum
gazetablic.com