Aktualitet

VIDEO / E rëndë! Militantët e PD dhunojnë gazetarët poshtë shtëpisë së Berishës, ja pamjet

Një incident i rëndë ndodhur dje pranë fundit të protestës së opozitës.

Një protestues ka fyer dhe sulmuar me fjalë të rënda gazetaren e Top News, Alketa Shaba, që po raportonte live për protestën.

Protestuesi nuk është mjaftuar me fyerjet, por është afruar dhe ka goditur me grushta gazetaren dhe kameramanin.

Ka qenë ndërhyrja e disa qytetarëve të rastit që kanë ndaluar dhunuesin të bënte veprime edhe më të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku banon ish-kryeministri Sali Berisha.

Televizioni Top News bën me disa se incidenti i rëndë është denoncuar në Policinë e Shtetit dhe rasti po ndiqet nga organet kompetente.

/a.r

#VIDEO #rëndë #Militantët #dhunojnë #gazetarët #poshtë #shtëpisë #së #Berishës #pamjet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button