Aktualitet
U plagosën gjatë protestës së opozitës, ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë vizitojnë efektivët e shtruar te ‘Trauma’

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda janë nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për të vizituar policët e lënduar sot gjatë protestës së opozitës.
Drejt policëve të cilët kanë formuar kordonë sigurie përreth institucioneve të shënjestruara nga protestuesit është hedhur molotov, i cili ka dëmtuar disa prej tyre.
Raportohet se të lënduar nga protesta mbetën 12 punonjës policie.
Gjatë konfrontimit mes policisë dhe protestuesve është hedhur edhe një sasi e konsiderueshme gazi lotsjellës.
#plagosën #gjatë #protestës #së #opozitës #ministri #Brendshëm #dhe #drejtori #Policisë #vizitojnë #efektivët #shtruar #Trauma
Java News