FOTO/ Mark Zuckerberg personalizon ‘Porsche Cayenne Turbo GT’ për bashkëshorten: Priscilla donte një minibus, por…

Gruan e Mark Zuckerberg do ta kenë akoma më shumë zili, pasi CEO i Facebook i projektoi asaj një makinë speciale të tipit ‘Porsche’.
Zuckerberg dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, kanë tre fëmijë të vegjël dhe ai u tha fansave në Instagram se ajo donte një minibus për t’i transportuar. Kështu që ai punoi me kompaninë e makinave luksoze Porsche dhe firmën e personalizimit të makinave West Coast Customs për të krijuar një model me porosi.
“Priscilla donte një minibus, kështu që unë kam dizajnuar diçka për të cilën jam shumë i sigurt se duhet të ekzistojë: një minivan Porsche Cayenne Turbo GT’- shkroi Mark.
Zuckerberg dhe Chan filluan të takoheshin në Universitetin e Harvardit, përpara se të lidheshin me martesë në vitin 2012. Ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën Maxima, në vitin 2015. Vajza e tyre e dytë, August, lindi në 2017 dhe vajza e tyre e tretë, Aurelia ka lindur në vitin 2023.
#FOTO #Mark #Zuckerberg #personalizon #Porsche #Cayenne #Turbo #për #bashkëshorten #Priscilla #donte #një #minibus #por..
Java News