Sport

Në “Bernabeu” gjithçka mund të ndodhë

Real Madridi ka marrë një humbje të thellë 3-0 kundër Arsenalit. “Topçinjtë” kanë dominuar lojën dhe kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Por Lukas Vaskezi vazhdon të besojë te përmbysja e rezultatit. Lojtari spanjoll ka deklaruar pas ndeshjes se në “Santiago Bernabeu” mund të ndodhë gjithçka.

“Nuk kemi bërë një ndeshje të mirë.  Nuk ishim në lartësinë e këtyre eleminatoreve. Ishim inferiorë në shumë faza të lojës. Kemi shpresa që mund ta kthejmë. Nëse ka një ekip që mund të përmbysë një humbje 3-0, ai është Reali i Madridit. Në stadiumin tonë, me njerëzit dhe tifozët tanë gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë Lukas Vaskezi./Sport Ekspres/

#Në #Bernabeu #gjithçka #mund #të #ndodhë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button