Aktualitet

Shembet masivi i gurëve në Shkopet, bllokohet rruga nacionale Burrel-Skuraj

Rruga nacionale Burrel – Skuraj është bllokuar për disa orë për shkak të shembjes masive të gurëve dhe shkëmbinjëve. Më problematike situata është paraqitur në segmentin e Shkopetit ku pas reshjeve të shirave ditët e fundit rënia e gurëve të mëdhenj ka qenë e vazhdueshme.

Një masiv shkëmbor është shkëputur këtë të dielë nga shpati i malit duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët. Këta të fundit shprehen se e gjithë rruga është e pasigurtë ku përveç gropave dhe dëmtimit të asfaltit, rrezik përbëjnë gurët e shkëmbinjt që shkëputen herë pas here nga shpati i malit.

Rënia e gurëve në këtë aks rrugor ka qenë një problem i vazhdueshëm pasi mungojnë rrjetat mbrojtëse në të gjithë aksin nga Shkopeti e deri tek ura e Ulzës ku është e domosdoshme vendosja e tyre.

#Shembet #masivi #gurëve #në #Shkopet #bllokohet #rruga #nacionale #BurrelSkuraj
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button