Xani: PDK-së i duhet shumë punë për të qenë parti e parë!
Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po shprehen të bindur se do të dalin fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kështu deklaro ideputeti i kësaj partie, Ferat Shala.
“PDK-ja nuk e ka vënë çështjen e egove politike, individuale në raport me shtetin. PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, nuk kemi vija të kuqe me askënd. Në mendimin tim personal gjithsesi nuk do të mund të pajtohesha me individë, të caktuar të cilët e kanë denigruar skajshmërisht vlerat më sublime të këtij vendi – UÇK-së”, tha ai.
Në lidhje me këtë deklaratë që vjen nga PDK-ja ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike, Visar Xani.
Xani tha se pothuajse të gjitha partitë e kanë mision të fushatës që të dalin partia e parë dhe japin deklarata të tillë për të motivuar qytetarët.
“Pothuajse shumica e partive të mëdha apo serioze që kanë një organizim minimal, e kanë parim dhe mision të fushatës që të dalin partia e parë. Prandaj edhe nga aspekti teorik, akademik, praktik nga partitë politike kjo është e zakonshme sespse duhet të motivohen qytetarët. Çdo parti e ka për qëllim t’i motivojë qytetarët sepse po u deklarua e dyta e treta ose e fundit atëherë qytetarët zakonisht janë të prirur për të votuar për partinë fituese. Prandaj edhe kjo s’duhet parë si diçka jashtë natyrës së partive politike” tha Xani për “Gazeta Blic”.
Por ai theksoi se PDK-ja, për të qenë parti e parë, i duhet shumë punë.
Xani tha se të njëjtit nuk ka qenë opozitë shumë aktive.
“Por për të qenë partia e parë patjetër i duhet shumë punë dhe nëse shohim në një mandat qeverisë që ka patur qeveria e Kosovës dhe veprimet e opozitës, duket që nuk ka patur edhe aq fuqi për të kritiku ose për të kundështuar partinë në pushtet dhe për të dëmtuar atë në aspekt elektoral dhe të del si parti e parë. Gjithsesi ende mund të themi se ka kohë secila parti politike për t’u organizuar dhe për parë nëse munden me dal si aprti të para por i duhen shumë punë dhe i duhet shumë angazhim.Edhe PDK-ja ka patur disa lëvizje që për të thënë që është partia e parë ose e dytë, ende është herët dhe i duhet ende punë dhe angazhim për të dalë partia e parë. Gjithsesi nuk është se nuk e ka si eksperiencë për shkak se ka dalë në disa zgjedhje partia e parë por diferenca që ka me LVV-në shtë jashtëzakonisht e madhe dhe do të duhej një opozitë e ashpër për t’ia zvogëlaur votat LVV-së” tha Xani për “Gazeta Blic”
#Xani #PDKsë #duhet #shumë #punë #për #të #qenë #parti #parë
gazetablic.com