Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime
Për të përmbushur nevojat vetjake në ushqim, arsim, veshje, qira, shëndetësi, transport etj.. një familje shqiptare shpenzon të paktën 92 mijë lekë më muaj, shkruan A2 CNN. Anketa e publikuar nga Instituti i Statistikave për buxhetin e familjeve shqiptare tregon se fuqia blerëse e njësive ekonomike familjare u rrit me 3 mijë e 300 lekë në 2023.
40% e të ardhurave të një familje të përbërë mesatarisht nga 3.7 persona shkon për ushqime si bukë, bulmetra, mish fruta e perime.
Ndonëse kanë shpenzuar në të njëjtën masë si një vit më parë, përballë çmimeve të shtrenjta, nuk ngurrojnë t’i reduktojnë këto shpenzime.
Pas ushqimeve paratë e qytetarëve shqiptarë shkojnë më shumë për qira, ujë e drita, restorante dhe hotele, apo dhe blerja e pajisjeve shtëpiake apo dhe higjiena personale.(grafik) Ndërsa i kanë kushtuar të njëjtin buxhet si më parë shëndetit, arsimit apo dhe veshjes. Teksa kanë reduktuar komunikimin dhe argëtimin.
Në 2023 përballë një inflacioni të lartë në 4.2%, rreth 755 mijë familje ngadalësuan rritjen për konsum në 3.7% nga 4.5% në 2022.
/a.r
#Bukë #mish #perime #Shqiptarët #të #të #ardhurave #shpenzojnë #për #ushqime
Java News