Aktualitet
Carvajal nuk ishte vetvetja mbrëmë, ishte tejet i inatosur me humbje ndaj Lille-t

Skuadra e Real Madridit pësoi humbje në Ligën e Kampionëve mbrëmë ndaj Lille-t me rezultatin minimal 1:0.
Mbrojtësi spanjoll që është edhe kapiten te klubi mbretëror, Dani Carvajal ishte tejet i inatosur me disfatën.
Kamerat kanë xhiruar futbollistin në fjalë, i cili shihet tejet nervoz në minutat e ndeshjes, duke kërkuar në çdo formë që skuadra e tij të barazonte rezultatin.
Madje në një moment, ai shtyu një futbollist të Lille-t – i cili nuk ia dha topin kur kishte dalë në rivënje anësore.
Kujtojmë se në këtë ndeshje paraqitje të mirë pati lojtari kosovar, Edon Zhegrova.
#Carvajal #nuk #ishte #vetvetja #mbrëmë #ishte #tejet #inatosur #humbje #ndaj #Lillet
gazetablic.com