Aktualitet

8 Marsi, Nikolla: Të drejtat e grave dhe barazia gjinore të vendosen në krye të agjendave parlamentare

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka uruar për  Festën e 8 Marsit të gjitha gratë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Nikolla shkruan se për 8 Mars së bashku me gratë kryeparlamentare nga të pesë kontinentet, u mblodhën në Paris në Samitin Botëror, ku themeluan Rrjetin e Grave Kryeparlamentare dhe miratuan Deklaratën për Barazinë dhe të Drejtat e Grave.

Në këtë samit iu bë thirrje parlamenteve të të gjitha vendeve që të vendosin të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në krye të agjendave parlamentare.

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, uroj nga zemra të gjitha nënat, motrat, bashkëshortet dhe vajzat shqiptare.

Këtë vit, tema e përzgjedhur për të kremtuar këtë ditë domethënëse  është “Të investojmë te gratë, për të përshpejtuar progresin.”

Asnjë faktor a investim tjetër, as njerëzor dhe as teknologjik, nuk mund ta nxisë zhvillimin shoqëror më shumë sesa investimi te gratë dhe vajzat.

Këtë prag 8 Marsi, bashkë me gratë kryeparlamentare nga të pesë kontinentet, u mblodhëm në Paris në Samitin Botëror, themeluam Rrjetin e Grave Kryeparlamentare dhe miratuam Deklaratën për Barazinë dhe të Drejtat e Grave, në të cilën u bëmë thirrje parlamenteve të të gjitha vendeve të vendosin të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në krye të agjendave parlamentare”, shkruan Nikolla.

/a.r

#Marsi #Nikolla #Të #drejtat #grave #dhe #barazia #gjinore #të #vendosen #në #krye #të #agjendave #parlamentare
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button