Aktualitet

“Kërcyet nga belaja”/ Çelja e fushatës së socialistëve, Curri ‘përplaset’ me ministrat: “Zhdukët” PS-në, në shesh nuk kishte asnjë flamur partie

Hapja e fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste, është kritikuar nga analisti Arjan Curri.

I ftuar në ‘Top Story’, ai u “përplas” me ministrat Mazniku dhe Ibrahimaj, duke i thënë se në fushatë nuk ishte logoja e PS-së dhe se të gjithë ata “kërcenin nga belaja”.

Curri: E di të zgjuar një popull ti që i jep katër mandate të njëjtës parti?


Mazniku: Merkeli qëndroi katër mandate.

Curri: Merkeli kishte katër parti mbrapa. Mos u merr me Merkelin ti. Po s’jemi këtu për ahengje. Ju kishit zhdukur dhe partinë Socialiste. Flamuri i PS-së nuk ishte. Logo e PS-së nuk ishte. Ishte vetëm Edi (Rama). Gjuha e gjesteve tregon të vërtetën më shumë se fjalët. Shumica juaj po kërcenit nga belaja. Të gjithë ishit nën një urdhër hipnotizues. Kur ne themi që shqiptarët gënjehen, ata prapë gënjehen.

#Kërcyet #nga #belaja #Çelja #fushatës #së #socialistëve #Curri #përplaset #ministrat #Zhdukët #PSnë #në #shesh #nuk #kishte #asnjë #flamur #partie
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button