U shpall ” non grata” nga Izraeli, Guterres dënon sulmin e Iranit: Koha të mbyllim ciklin vdekjeprurës!
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar sulmin e Iranin pasi u ndalua më herët nga Izraeli që të hynte në vend për shkak të reagimit të tij të parë mbi këtë çështje. Duke folur në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, Guterres, tha se është koha e duhur për të ndaluar atë që ai e quajti si “ciklin vdekjeprurës” në Lindjen e Mesme.
Në një deklaratë më herët, ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, e shpalli Guterres “non grata” dhe një “Sekretar të Përgjithshëm kundër Izraelit i cili u jep mbështetje terroristëve”. Këto komente u publikuan në përgjigje të thirrjes së parë të Guterresit për një armëpushim, por pa përmendur sulmin e Iranit.
Duke folur në Këshillin e Sigurisë, Guterres tha se ka dënuar sulmin e ndodhur në Prill duke shtuar “siç duhej të ishte e qartë dje në kontekstin e dënimit që shpreha, që unë përsëri dënoj fuqishëm sulmin masiv raketor të djeshëm nga Irani ndaj Izraelit”.
Kujtojmë se të Martën, Irani lëshoi rreth 200 raketa balistike në Izrael, me këtë të fundit që pretendon se shumicat i interceptoi. Në një deklaratë pas sulmit, Guterres tha se dënon “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme”.
Para komenteve të Guterres në Këshillin e Sigurisë, ministri i Izraelit, Katz, tha në një deklaratë se çdo njeri që nuk dënon sulmin e Iranit nuk meriton të shkelë në tokë izraelite. Ai kritikoi specifikisht Guterres për politikat e tij anti-Izrael që prej fillimit të luftës.
Sulmi i Iranit me raketat është seria e fundit e një përshkallëzimi që nisi rreth 1 vit më parë, me sulmet e Hamasit dhe tashmë ka përfshirë luftimet me Hezbollahun në Liban.
#shpall #grata #nga #Izraeli #Guterres #dënon #sulmin #Iranit #Koha #të #mbyllim #ciklin #vdekjeprurës
Java News