Aktualitet

Aksioni i opozitës/Minxhozi-Gjekmarkajt: Duhet të reflektoni! Po shkoni nga humbja në humbje

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj thotë se opozita nuk do të bojkotojë instucionet.

Agron Gjekmarkaj: Nuk kemi shpallur bojkot. Ne do të persistojmë. Jemi kandidatë për t’u përjashtuar nesër, e gjithë opozita. Fati i keq është që kjo PS dhe shefi i saj, janë 12 vite në pushtet. Për çfarë akuzohemi ne 12 vjet? I kemi bërë ne inceneratorët, sterilizimin, nuk jemi ne, nuk është opozita e Shqipërisë. Është qeveria e përfshirë. Unë besoj se Shqipëria ka nevojë për gjithësecilin e politikanëve të opozitës. Unë vij nga një ambient i caktuar universitar dhe mediatik. Jam mësuar gjithmonë të flas me këtë gjuhë.

Ndërsa analisti Skënder Minxhozi deklaroi se PD duhet të reflektojë pasi po shkon nga humbja në humbje.

Skënder Minxhozi: Zoti Gjekmarkaj përdor një argument që është serioz dhe vlen të diskutohet, që është ai i përballjes mes një pale që ka pasur gjithçka dhe një pale tjetër që nuk ka pasur në dorë asgjë. Këtu jemi dakord, prej 12 vitesh opozita nuk ka pushtet, nuk vendos firma dhe nuk vë vula, nuk lëviz para publike nga vendi. Këtë ne e dimë. Problemi mendoj unë, Agron, që nëse Edi Rama ka këto votues dhe kundërshtarë që ka sot, i ka ose në mënyrën si ka qeverisur, mirë për një pjesë, ose keq për një pjesë tjetër, këto janë argumenta të shëndetshme që ju mund t’i përdorni. Ju keni një tipologji tjetër kontestimi, ose mungese popullariteti, që nuk ka të bëjë nga konsumi juaj i pushtetit që nuk e keni pasur dhe këtu bie dakord. Këtu besoj unë, diskutimi mes jush, besoj, duhet të kishte një reflektim, pse nga zgjedhje në zgjedhje, ju nuk e shtoni masën e votuesit, megjithëse Ramës i rritet konsumi, i bien spaletat, qeveritë e tij janë gjithnjë e më pa indentitet, qënia e tij në krye të këtyre qeverisë, është më e padiskutueshme. Por në pikëpamje tjetër, ju si masë përfaqësuesish politikë dhe votuesish të këtyre përfaqësuesve, a keni reflektim se spe ne, në kaq shumë procese zgjedhore, nmga viti 2013 deri në 2024, nuk po na ecin mirë punët? Të qahësh se mi vodhën, kjo është edhe pazotësi e jotja, gjithmonë t’i kanë vjedhur dhe ke dalë humbës. Pushteti ka ato të vetat, nuk keni kusuret e pushtetit. Ju me kolegë tuaj, kërkuar korsi të re në të djathtën opozitare. Fati i keq dhe zhvillimet e palumtura, ishin të tilla, iu detyruan të shkonit te rrugica në fund të ditës. Kërkuat shteg të ri, por nuk e gjetët. Ju e shihni që kjo ka një kosto. E tillë është situata.

#Aksioni #opozitësMinxhoziGjekmarkajt #Duhet #të #reflektoni #shkoni #nga #humbja #në #humbje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button