Sport

Mauro Meluso, ish-drejtori i Napolit, i ftuar special në kursin e Drejtorit Sportiv –

Kursi për Drejtor Sportiv i organizuar nga Federata e Futbollit mirëpriti të ftuarin e fundit për këtë edicion, Mauro Meluso-n, drejtori sportiv i Napoli-t. Meluso e ka nisur karrierën si futbollist, por pas tërheqjes së detyruar në moshën 30-vjeçare për shkak të dëmtimeve, vazhdoi rrugëtimin e tij si drejtues.

Karriera e tij si Drejtor Sportiv filloi me Frosinone-n dhe vazhdoi në klube të njohura si Lecce, ku qëndroi për katër vite, për të arritur së fundmi te Napoli.

Përgjatë leksionit Meluso theksoi rëndësinë e të mësuarit nga gabimet, pasi ato janë baza për rritje dhe zhvillim profesional.

Ai iu përgjigj pyetjeve të kursantëve, duke u dhënë sugjerime për të ardhmen në rolet e tyre si drejtues. “Qëndroni gjithmonë koherentë, besnikë dhe punoni fort për të realizuar qëllimet dhe objektivat që keni”, – ishte mesazhi i tij kryesor.

Kursi i Drejtorit Sportiv ka pritur edhe shumë lektorë të tjerë të njohur si Paolo Viganò, Emiliano Tarana dhe Enrico Ascheri, të cilët kanë kontribuar me njohuritë e tyre për pjesëmarrësit.

#Mauro #Meluso #ishdrejtori #Napolit #ftuar #special #në #kursin #Drejtorit #Sportiv
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button