FOTO / Përplasi për vdekje motër e vëlla në Kroaci, shqiptarja dënohet me 4 vite burg
Klevisa Ymeri, 29-vjeçarja shqiptare, e cila shkaktoi aksidentin me dy viktima në Kroaci, në prill të këtij viti, është dënuar me 4 vite burg. Si pasojë e aksidentit të rëndë vdiqën motër e vëlla, Katarina dhe Stjepan Derek.
Sipas mediave kroate, në gjyqin e sotëm, dëshmitari Jonuz Alija, pasagjer në veturën “Mercedes” të Ymerit, dëshmoi gjithashtu sot në gjyq.
“Unë dhe shoku im Armalindo Docano u nisëm nga Milano për në Shqipëri me një Mercedes. Me ne ishte Klevisa dhe gruaja e kushërirës së Armalindos, Diana. Këto të dyja po na ndiqnin pas më “BMW”. Klevisa mori drejtimin e mjetit Mercedez për shkak se shoferi u lodh. Po ecnim pas njëri-tjetrit, unë po flisja me familjen në celular, kur në një moment, në mënyrë refleksive ndjeva se makina kaloi shumë shpejt, dhe atëherë ngrita kokën dhe pashë tym. Kur arrita te makina e parë, dhashë ndihmën e parë, por shpejt kuptova se nuk mund të bëhej asgjë më shumë. Klevisa ka dalë nga makina dhe si pasojë e përplasjes ka rënë pa ndjenja”, tregoi Alija.
Në fjalën përmbyllëse, zëvendësprokurorja e shtetit Katarina Šosha dhe përfaqësuesi i familjes Đerek, avokati nga Zagrebi Zvonimir Bodrožić, njëzëri theksuan se e pandehura është fajtore.
Ndërkohë që avokati i shqiptares, theksoi se eksperti që ka qenë në vendin e ngjarjes, ka nënvizuar se Ymeri kishte tentuar që të mos parakalonte kur kuptoi se një tjetër mjet po i vinte përballë, por e kishte humbur kontrollin e mjetit. Ai po ashtu shtoi se klientja e tij ishte në gjendje shoku, gjë që është krejt normale për shkak të moshës, por edhe sepse nuk donte që të vriste askënd.
/a.r
#FOTO #Përplasi #për #vdekje #motër #vëlla #në #Kroaci #shqiptarja #dënohet #vite #burg
Java News