Aktualitet
Tension i lartë në qiell, avioni rus dhe ai amerikan për pak sa nuk përplasen

Shtetet e Bashkuara kanë publikuar një video dramatike, ku një avion luftarak rus për pak sa nuk është përplasur me një aeroplan amerikan, pranë Alaskës.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur javën e kaluar, në hapësirë ajrore ndërkombëtare. Në videon e publikuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, shihet një avion luftarak amerikan F16 që po monitoron lëvizjet e një bombarduesi rus. Më pas, një aeroplan rus fluturon me shpejtësi të lartë shumë pranë atij amerikan, duke bërë manovra të rrezikshme.
Departamenti i Mbrojtjes tha se veprimet e pilotit rus ishin jo profesionale dhe të pasigurta.
/a.r
#Tension #lartë #në #qiell #avioni #rus #dhe #amerikan #për #pak #nuk #përplasen
Java News