Aktualitet

“Salianji, i burgosur politik”, Sula: Më 7 tetor t’i japim fund regjimit! Nuk kemi frikë, por…

Deputeti i PD Dashnor Sula, në fjalën e tij pas mbarimit të seancës parlamentare të sotme, tha se Rama e Xhafaj janë hakmarrë personalisht, duke dënuar Ervin Salianjin.

Sula theksoi se shqiptarët nuk do të bëhen palë me regjimin e ata do të protestojnë, duke kërkuar lirinë dhe demokracinë e shumëdëshiruar.

“Ervin Salianji është i burgosur politik. Kanë bërë hakmarrje primitive e personale, duke nisur nga Rama e Xhafaj. Ndryshimi i Salianjit nga PS është se ato për zonjën Xhaçka nuk ekzekutuan vendimin, ndërsa Ervin Salianji po vuan dënimin në burgun e Fierit, pavarësisht se vendimi është i një regjimi.
Një pjesë e sistemit të drejtësisë janë hanxhar në duart e qeverisë. Ne nuk do të tutemi. Ne nuk duhet të kemi frikë. Zjarri opozitar do të duhet të nisë sot. Shqiptarët më 7 tetor, ora 18:00 në Tiranë t’i japim fund regjimit”, deklaroi Sula.

#Salianji #burgosur #politik #Sula #Më #tetor #japim #fund #regjimit #Nuk #kemi #frikë #por..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button