Aktualitet

Ngjarje e rëndë!Dy vëllezër dhunojnë efektivët e “Shqiponjave” brenda ambienteve të Policisë së Shkodrës, hynë brenda oborrit me forcë dhe…

Efektivë të forcave “Shqiponja” janë goditur me grushte nga dy vëllezërit, Marjan dhe Mateo Doçi brenda mjediseve të Policisë së Shkodrës.

Mësohet se vëllezërit janë futur me forca brenda oborrit të policisë dhe kanë goditur efektivët.

Ngjarja ka ndodhur pasi policia ka ndalur në rrugë një automjet për kontroll rreth orës 14:00 të mesditës 29 shtatorit, por 2 personat që ndodheshin brenda kanë kundështuar efektivët e “Shqiponja” duke mos iu bindur dhe më pas janë shoqëruar në komisariat.

Pas shoqërimit të dy personave në Komisariat, në Policinë e Shkodrës kanë mbërritur vëllezërit Marjan dhe Mateo Doçi duke qenë se automjeti i ndaluar ishte i tyre.

Ata janë njoftuar nga dy personat që ndodheshin në automjet për ndalimin nga ana e policisë.

Vëllezërit kanë kërkuar që autmojeti të nxirrej me forcë nga mjediset e komisariatit dhe janë konfliktuar edhe me efektivët e Shqiponjave duke i goditur me grushte.

Pas kësaj ngjarje forcat e policisë kanë arrestuar dy vëllezërit Doçaj, të cilët janë të dyshuar për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të ndodhur në Shkodër.

#Ngjarje #rëndëDy #vëllezër #dhunojnë #efektivët #Shqiponjave #brenda #ambienteve #të #Policisë #së #Shkodrës #hynë #brenda #oborrit #forcë #dhe
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button