Aktualitet
Prishtinë, arrestohen dy burra pasi e rrahën në trafik një tjetër

Dy burra janë arrestuar dje më 28 shtator në Pristinë pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, e kanë sulmuar fizikisht një burrë tjetër.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri shufra metalike.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
#Prishtinë #arrestohen #burra #pasi #rrahën #në #trafik #një #tjetër
gazetablic.com