Aktualitet
Palmer: Duhet të kisha realizuar pesë ose gjashtë gola

Cole Palmer shkëlqeu sot me paraqitjen e tij ndaj Brightonit, në fitoren e Chelsea.
Palmer realizoi katër gola në triumfin 4-2 të londinezëve.
Në një intervistë pas ndeshjes ai tha se duhet të kishte shënuar më shume se katër gola.
“Duhet të kisha realizuar pesë ose gjashtë gola!”.
“Kur humba rastin e parë u mërzita, por me mënyrën se si ata luajtën dhe vendosjen e tyre lartë, ndjeva se do të kishim më shumë shanse”, tha anglezi.
Futbollisti i kombëtares së Anglisë deri më tani në Premier League ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime.
#Palmer #Duhet #të #kisha #realizuar #pesë #ose #gjashtë #gola
gazetablic.com