Aktualitet

Mungoi në krah të Salianjit, Alibeaj: Edhe mua më dhembi në qershor vendimi, keqardhje për prindrit

Enkelejd Alibeaj foli në “Off the Record” në lidhje me dënimin e deputetit Ervin Salianji për një dosje ku kur u denoncua ishte në krah të tij, por jo kur gjykata mori vendimin që ta burgosë.

Deputeti demokrat deklaroi se i vjen keq për dënimin e Salianjit, teksa e përgëzoi këtë të fundit që u përball me shpatullat e tij me drejtësinë.

Ai shtoi se politikanët duhet të jenë koherentë përsa i përket drejtësisë.

Pavarësisht insistimit të gazetarit Andrea Danglli, Alibeaj refuzoi të komentojë nëse vendimi i gjykatës sa i takon çështjes Salianji ishte i drejtë apo i gabuar.

Alibeaj, bëri “prapaktheu” duke shprehur pendesë që në të shkuarën ka qenë pjesë e grupit të deputetëve që shkonin në sallën e gjyqit kur përballej deputeti Ervin Salianji.

“Është e rëndë që një individi i kufizohet liria. Në situatën ku jam si politikan, si deputet duhet të marr një farë kohe për t’u zhveshur nga emocionet. Kisha një lloj keqardhje. Keqardhjen më të madhe e kam për familjarët e Salianjit. Janë ata të parët që ndjejnë…Përgëzoj qëndrimin e Salianjit që mbajti që shkoi të përballet me dënimin.

Një politikan kur ka një hesap me drejtësinë mban një qëndrim dhe e mban me shpatullat e veta. Dy muaj më parë 2 nga 3 gjyqtarët gjykatën dhe çështjen e vulës. E gëlltita padrejtësinë e bërë nga ata gjyqtarë, sepse besoj se në politikë duhet të jesh koherent. Në raport me sistemin e drejtësisë nuk duhet të reagonin edhe në këtë çështje”, tha Alibeaj në Off the Record.

/a.r

#Mungoi #në #krah #të #Salianjit #Alibeaj #Edhe #mua #më #dhembi #në #qershor #vendimi #keqardhje #për #prindrit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button