Derbi me Bayern Munich, Xabi Alonso: S’kemi presion

Bayer Leverkusen sot do të ketë punë të vështirë.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë, do të luaj si mysafir i Bayern Munich, në ”Allianz Arena”.
Të dyja skuadrat e kanë nisur mirë sezonin, me bavarezët që kanë katër fitore në po aq ndeshje, ndërsa Leverkusen ka tre fitore e një humbje.
Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso ka folur në konfernecë për media para këtij derbi, dhe ka thënë se skuadra e tij nuk ka presion.
“Është një ndeshje e rëndësishme, ndoshta më e vështira e sezonit të Bundesligës. Pritja është e madhe. Ne duam të luajmë mirë, të jemi konkurrues. Ne e dimë se për të marrë diçka nga ‘Allianz Arena’ kemi nevojë për një paraqitje pothuajse perfektë.
Nëse ka ndryshuar presioni ndaj nesh? Jo, është ndeshja e pestë, ka edhe 30 të tjera. Ne jemi të fokusuar vetëm në ‘Allianz Arena’ të Bayernit dhe nuk ka më presion për ne këtë sezon”, ka deklaruar Alonso.
#Derbi #Bayern #Munich #Xabi #Alonso #Skemi #presion
gazetablic.com