Aktualitet

“Për Berishën ndej keqardhje”, flet Erion Braçe: Balluku drejtuese politike? Fieri ka nevojë për…

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ishte i ftuar këtë mesditë në “Shqipëria Live”, ku foli për “ndezjen” e motorëve të PS për zgjedhjet e 2025.

I pyetur për vendosjen si drejtuese të fushatës në Fier të zv.ministres Belinda Balluku, ai u shpreh se është e rëndësi që këtë qark ta drejtojë një grua.

“Është me rëndësi që qarku I Fierit të drejtohet nga një grua”, tha ai.

Kundërshtarët ai tha se “nuk i sheh aspak”, duke shtuar se janë qytetarët ata që do të zgjedhin.

“Kam lidhje vetëm me njerëzit dhe mendoj se deputeti i tillë duhet të jetë. Duhet t’u përgjigjet njerëzve kur ata vendosin ta votojnë dhe t’i japin një kontratë pune dhe ta çojnë në Parlament”, u shpreh ai.

Për Sali Berishën dhe përballen e tij me drejtësinë ai tha se ish-kryeministri është në një situata të vështirë.

“Nuk do doja ta shihja veten në asnjë rast në pozitën e tij. Mund të ndjej edhe keqardhje. Janë 30 e kusur vite betejë e bërë, por është çështja e tij dhe nuk dua të komentoj për njerëz që janë në proces me drejtësinë”, tha Braçe.

/a.r

#Për #Berishën #ndej #keqardhje #flet #Erion #Braçe #Balluku #drejtuese #politike #Fieri #nevojë #për..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button