Aktualitet

Rafael Leao iu përgjigjet kritikëve: Mundohen të ma heqin buzëqeshjen nga fytyra, por nuk munden!

Rafael Leao kishte një mesazh për kritikët e tij pasi ndihmoi AC Milan të mposhtte Interin në derbin e Milanit.

Leao është kritikuar shumë nga fansat dhe mediat për qëndrimin dhe performancën e tij.

Reprezentuesi portugez ka postuar një foto në Instagram me një mesazh interesant: “Ata përpiqen të më heqin buzëqeshjen nga fytyra… Por nuk munden, kjo është forca ime”.

25-vjeçari ka kontribuar me një gol dhe tre asistime për Milanin deri më tani këtë sezon në gjashtë ndeshje.

Ai është lojtari më i paguar në skuadrën e kuqezinjve dhe së fundmi nënshkroi një kontratë të re deri në qershor 2028, me një klauzolë lirimi që besohet të jetë 175 milionë euro.

/ Sport



#Rafael #Leao #përgjigjet #kritikëve #Mundohen #të #heqin #buzëqeshjen #nga #fytyra #por #nuk #munden
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button