“Më jep 20 mijë euro”/ U prezantua si funksionar i lartë, si tentoi 26-vjeçari të mashtronte administratorin e një biznesi (EMRI)
Një 26-vjeçar, i cili prezantohej si zyrtar i lartë, ka tentuar t’i marrë një biznesmeni 20 mijë euro, por është arrestuar në kushtet e flagrancës.
Policia bëri të ditur se finalizoi operacionin “Apps” , ndërsa sekuestroi 20000 euro, 3 celularë dhe 1 automjet, në momentin që arrestoi shtetasin Shkëlqim Saraçi, banues në Tiranë, raportoi për Balkanweb gazetari i News24, Igli Çelmeta.
26-vjeçari u kap në flagrancë ndërkohë që po i merrte administratorit të një subjekti privat, të cilin e kishte mashtruar në aplikacione të ndryshme, 20000 euro. Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u shpall në kërkim organizatori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi L. D., 24 vjeç.
Policia tha se po punon për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit L. D., i cili nga verifikimet rezulton se është jashtë shtetit, si dhe vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Njoftimi nga Policia
Finalizohet një tjetër operacion me objektiv goditjen e përfitimit nëpërmjet mashtrimit, të shumave të konsiderueshme të parave.
Operacioni policor i koduar “Apps” arrestoi në flagrancë një 26-vjeçar, teksa po i merrte administratorit të një subjekti privat, 20000 euro, pas mashtrimit në aplikacione të ndryshme, duke u prezantuar si funksionar i lartë shtetëror.
Punohet për kapjen e organizatorit të këtij rasti, të identifikuar tashmë nga Policia.
Sekuestrohen 20000 euro, 3 celularë dhe 1 automjet.
Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe në drejtimin e Prokurorinë së Tiranës, finalizoi operacionin policor të koduar “Apps”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi Sh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë.
26-vjeçari u kap në flagrancë ndërkohë që po i merrte administratorit të një subjekti privat, të cilin e kishte mashtruar në aplikacione të ndryshme, 20000 euro. Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u shpall në kërkim organizatori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi L. D., 24 vjeç.
Gjatë hetimeve ka rezultuar se këta shtetas, duke u prezantuar si funksionarë të lartë shtetërorë, i kanë kërkuar administratorit, 50 000 euro.
Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit L. D., i cili nga verifikimet rezulton se është jashtë shtetit, si dhe vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.
#Më #jep #mijë #euro #prezantua #funksionar #lartë #tentoi #26vjeçari #të #mashtronte #administratorin #një #biznesi #EMRI
Java News