Rekord i ri, aeroporti i Tiranës tejkalon 8 milionë pasagjerë për rreth 9 muaj
Aeroporti i Tiranës ka tejkaluar 8 milionë pasagjerë nga 1 Janari deri më 19 Shtator 2024. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të aeroportit, e cila e cilëson këtë numër turistësh një rekord të ri.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka vendosur një rekord të ri, duke tejkaluar 8 milionë pasagjerë nga 1 janari deri më 19 shtator 2024. Kjo arritje vjen ndërsa TIA vazhdon të shohë rritje të konsiderueshme në trafikun e pasagjerëve.”
Në njoftim thuhet se aeroporti i Tiranës e mbylli vitin 2023 me 7.25 milionë pasagjerë, duke shënuar një rritje të konsiderueshme nga viti në vit. Më tej, një falenderim i veçantë i shkon pasagjerëve dhe stafit të aeroportit të Tiranës për të përballuar fluksin e turistëve gjatë verës.
“Një falënderim i veçantë shkon për pasagjerët tanë për durimin dhe mirëkuptimin e treguar për çdo vonesë që mund të ketë ndodhur gjatë udhëtimeve të tyre. Është e rëndësishme të theksojmë se, megjithëse nuk kemi pasur kontroll mbi trafikun ajror të ngarkuar globalisht gjatë verës, një sfidë me të cilën janë përballur aeroportet dhe linjat ajrore në mbarë botën, stafi i TIA-s ka punuar me përkushtim për të siguruar që të gjitha proceset e shërbimit në tokë të përfundonin në kohë”, thuhet në postimin e “TIA”.
#Rekord #aeroporti #Tiranës #tejkalon #milionë #pasagjerë #për #rreth #muaj
JavaNews