Sport
Probleme serioze për Guardiolën, Rodri mbyll sezonin përpara kohe –

Lajm i keq për Manchester City-n. Rodri ka mbyllur sezonin përpara kohe. Mesfushori spanjoll u dëmtua në përballjen e djeshme kundër Arsenalit dhe mëngjesin e sotëm ka marrë përgjigjen e testeve mjekësore. Bëhet fjalë për këputjen e ligamentit krucial të gjurit të tij të djathtë, i cili është dëmtimi më i rëndë që një futbollist mund të pësojë në karrierë.
Problem serioz ky për Pep Guardiolën, që ka humbur një prej lojtarëve kyç të Manchesster City-t. Tashmë, trajnerit spanjoll i duhet t’i bëjë llogaritë pa Rodrin deri në fund të këtij sezoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Probleme #serioze #për #Guardiolën #Rodri #mbyll #sezonin #përpara #kohe
SportExpress