Aktualitet

100 viktima e qindra të plagosur/ Sulmet izraelite mbi Liban, kryeministri Mikati:Po kryhet gjenocid

Të paktën 100 persona janë vrarë dhe mbi 400 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor.

Izraeli kreu qindra sulme ajrore në Libanin jugor të hënën, ndërsa pak orë para nisjes së tyre ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve që të evakuojnë menjëherë vendet ku pretendon se grupi militant Hezbollah ruan armë.

Njerëzit në Libanin jugor thonë se kanë marrë mesazhe me tekst dhe zë që i paralajmërojnë të qëndrojnë larg ndërtesave të përdorura nga Hezbollahu. Ministri i Informacionit tha se zyra e tij ka marrë gjithashtu një nga ato mesazhe telefonike.

Sipas kompanisë shtetërore të telekomunikacionit të Libanit, Ogero, janë dërguar mbi 80,000 mesazhe nga Izraeli për evakuim të banorëve.

Për banorët këto janë një lloj “lufte psikologjike për të bërë kërdi dhe kaos” nga Izraeli.

Kryeministri i Libanit Najib Mikati e quajti valën e sulmeve ajrore të Izraelit “një gjenocid në çdo kuptim të fjalës”, ndërsa shtoi se sulmet ajrore të Izraelit synojnë të shkatërrojnë qytetet dhe fshatrat e Libanit.

Mikati tha se qeveria libaneze po u bën thirrje Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vendeve të botës që të “frenojnë agresionin”.

#viktima #qindra #të #plagosur #Sulmet #izraelite #mbi #Liban #kryeministri #MikatiPo #kryhet #gjenocid
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button