Kryeministri i parë shqiptar në RMV, Hasani uron Talat Xhaferin: Besimplotë se do përmbushi angazhimet

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në platformën X, ai shkruan se është besimplotë se Xhaferi do t’i përmbushë detyrimet e programit qeveritar, duke nisur nga organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Postimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në platformën X:
Suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut! Besimplotë se Kryeministri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar, që nga organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike, vijimi i punës për realizimin e proceseve që dalin nga negociatat për anëtarësim me BE-në dhe përshpejtimi i integrimit evropian, rritja dhe zhvillimi i ekonomisë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
/f.s
#Kryeministri #parë #shqiptar #në #RMV #Hasani #uron #Talat #Xhaferin #Besimplotë #përmbushi #angazhimet
Java News