Aktualitet
Shpërthim me lëndë plasëse në portën e banesës të 32 vjeçarit në fshatin Bushat

Sipas informacioneve të para nga policia, shpërthimi ka ndodhur në fshatin “Bushat”, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Filip Dodaj, 32 vjeç.
Mësohet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.
Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 32 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/a.r
#Shpërthim #lëndë #plasëse #në #portën #banesës #të #vjeçarit #në #fshatin #Bushat
Java News