Aktualitet
Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e qytetit të Fierit.
Një këmbësor 81-vjeçar me inicialet L. Ç. është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes së fortë ka marrë dëmtime të rënda në kokë.
Ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal Fier, ku nuk i mbijetoi dot plagëve të marra ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.
Drejtuesi i automjetit, M. J., 47 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
#Aksident #rëndë #në #Fier #automjeti #përplas #për #vdekje #këmbësorin
Java News