Aktualitet

Flamingot rikthehen në Pogradec, Rama ndan pamjet nga liqeni

Flamingot janë rikthyer edhe për këtë sezon në liqenin e Pogradecit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga liqeni i Pogradecit, i cili është kthyer në ndalesën e radhës së flamingove.

Vitet e fundit flamingot janë kthyer në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë.

Flamingot janë shpendë që migrojnë në vendet e ngrohta dhe parapëlqejnë ujëra të kripura dhe të cekëta, ku gjejnë ushqimin e tyre të zgjedhur.

Në vendin tonë habitati i këtij lloji është Laguna e Nartës, Karavasta.

Prej disa vitesh tashmë, flamingot frekuentojnë edhe liqenin e Pogradecit për një periudhë të shkurtër kohore, edhe pse ai nuk përbën habitatin e tyre natyror.

#Flamingot #rikthehen #në #Pogradec #Rama #ndan #pamjet #nga #liqeni
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button