Aktualitet

Fundjava me diell, fluks në Morinë. Udhëtarët nga Kosova shfrytëzojnë motin e mirë

Zyrtarisht ka mbaruar sezoni veror, por kjo fundjavë nuk ngjan si e tillë në pikën kufitare të Morinës për shkak se numri i automjetesh që hyjnë në Shqipëri janë të shumta. Udhëtarët shprehen se shfrytëzojnë fundjavat për të shkuar drejt qyteteve të Shqipërisë, kryesisht për të drekuar e kaluar një pjesë të ditës.

Gjatë gjithë verës kjo pikë kufitare është shoqëruar nga numër i lartë dhe i dyfishuar krahasuar me verën e vitit 2023. Mirëpo këtë vit marrëveshja e nënshkruar nga dy shtetet për kalim pa kontrolle për targat e Kosovës dhe ato shqiptare, ka ndikuar pozitivisht në këtë pike kalimi, duke mos pritur me orë të gjata pranë sporteleve.

#Fundjava #diell #fluks #në #Morinë #Udhëtarët #nga #Kosova #shfrytëzojnë #motin #mirë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button