Aktualitet
Japonia urdhëron evakuim masiv për shkak të rrezikut nga përmbytjet

Dhjetëra mijëra njerëz në katër qytete të Japonisë qendrore janë urdhëruar të evakuohen pasi sinoptikanët paralajmëruan për përmbytje të mëdha të shkaktuara nga shiu i dendur.
Rreth 18 mijë njerëz në qytetin e Wajima dhe 12 mijë të tjerë në Suzu u është thënë të kërkojnë strehim në prefekturën Ishikawa, ishull Honshu, raporton BBC.
16 mijë banorë të tjerë në prefekturat Niigata dhe Yamagata në veri të Ishikawa u tha gjithashtu të evakuoheshin, tha agjencia e lajmeve AFP.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (Jma) ka lëshuar një emergjencë për shi të dendur – niveli më i lartë i alarmit për disa pjesë të rajonit.
#Japonia #urdhëron #evakuim #masiv #për #shkak #të #rrezikut #nga #përmbytjet
gazetablic.com