Porti i Durrësit, mbi 10,5 milionë euro të ardhura nga jahtet dhe kroçierat

Porti i Durrësit gjatë 9-mujorit të këtij viti dhe veçanërisht gjatë muajve të verës përveçse ka përballuar një fluks të shtuar të aktivitetit të tij sa i takon përpunimit të trageteve, pasagjerëve dhe jahteve e krocierave, ka realizuar edhe të ardhura të kënaqshme dhe në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Këto të ardhura përllogariten kryesisht nga shërbimet që i janë ofruar jahteve dhe kroçierave ku zërin kryesor e zë furnizimi me karburant.
Edhe numri i pasagjerëve gjatë këtij 9 mujori përllogaritet në 20 për qind më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërsa prenotimet për vitin 2025 veçanërisht për jahtet e mëdhenj dhe kroçierat përllogariten në të paktën 10 për qind më të larta nga ankorimet që janë bërë këtë vit.
/a.r
#Porti #Durrësit #mbi #milionë #euro #të #ardhura #nga #jahtet #dhe #kroçierat
Java News