Aktualitet

Dëshmitë rrëqethëse të banorëve në Has ku humbën jetën nënë e bir: Me zor kemi ndaluar edhe gruan, gjithë fshati u mundua t’i shpëtojë

Familja Lushi në Nikiloq të Hasit kanë hapur sot dyert e mortit, për 57 vjeçarin Rexh Lushi dhe Fatime Lushi që humbë jetën si pasojë e zjarrit që ra në banesën mëngjesin e sotëm.

Një bashkëfshatar i tyre u shpreh se nuk kishte asnjë lloj mundësie për t’i ndihmuar. Gjithashtu ai tregon momentet kur bashkëshortja pasi ka dalë e ka thirrur Rexh Lushin të dalë nga banesa në flakë, por nuk ka dëgjuar zë.

“Rexha ka jetuar këtu, ndërsa fëmijët i ka në emigrim. Edhe vëllezërit i ka në emigrim në Angli. Vetë jetonte me nusen dhe me të ëmën. Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe ka lajmëruar policinë. Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia dhe ka ngel. Bashkëshortja ka dalë jashtë dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtë por nuk ka dalë, ka ngelur brenda” tregon Shkozet Bebexhia një tjetër bashkëfshatar.

Ndërsa një tjetër thotë se kur Rexhën e kemi nxjerrë jashtë ai ishte i dëmtuar fare. Por fqinjët besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemi me energjinë elekrike.

“Rexhën e kemi gjet tu u kall akoma në kuzhinë. E kemi nxjerrë jashtë. Ishte i dëmtuar fare, i shkrirë komplet. Zjarri ka ardhur nga energjia, se nuk ka probleme me asnjë. Fatimja ishte 82 vjeçe, kurse Rexha ishte 57 për 58″, thotë Neritan Koka, një i banor i fshatit.

Ndërkohë kushëriri i dy viktimave mes dhimbjes dhe dëshpërimit thotë, se Rexha sakkrifikoi jetën për të shpëtuar nënën.

“Në orën dy e kur e kemi marrë vesh, kur erdhëm, gruaja tregoi se ka hyrë për të shpëtuar nënën dhe ka ngelur brenda. Ata me zor e kanë ndaluar edhe gruan (që të mos hynte në banesë). Ishin tre anëtarë brenda, djali, nëna dhe e reja. Ka 3 fëmijë në emigrim, dy i ka Londër, një e ka në Francë. Nuk e di si ndodhi ngjarja, as shkaku. Më të dëshpëruar nuk ka. Ka vdekur për nënën”, thotë Kadri Lushi kushëriri i viktimave.

#Dëshmitë #rrëqethëse #të #banorëve #në #humbën #jetën #nënë #bir #zor #kemi #ndaluar #edhe #gruan #gjithë #fshati #mundua #shpëtojë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button