Aktualitet

Fati i keq! Gerti Bogdani ishte i treti kryetar i FRPD që humbi jetën në moshë të re

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, humbi papritur jetën në moshën 44-vjeçare. Shkak dyshohet një arrest kardiak.

Ai ka qenë për dy legjislatura deputet nga viti 2009 deri në vitin 2017, teksa ka mbajtur edhe postin e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike gjatë viteve 2009-2015.

Por, Gerti Bogdani nuk është i vetmi kryetar i FRPD-së që humb jetën në moshë të re.

Para tij, përgjatë viteve 2002-2009 postin e kreut të FRPD e ka mbajtur Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në moshën 41-vjeçare më 20 nëntor të vitit 2013, pasi një aksidenti automobilistik në Krrabë.

Ndërkohë, gjatë viteve 2000-2002, postin e kreut të FRPD-së e ka mbajtur ish-deputeti Kolin Gjoka.

Edhe ai ka humbur jetën fare i ri, në moshën 36-vjeçare, më 1 shkurt të vitit 2002 pas një sëmundje të rëndë./ Tema

#Fati #keq #Gerti #Bogdani #ishte #treti #kryetar #FRPD #që #humbi #jetën #në #moshë #të
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button