Aktualitet

Zgjedhjet/ Gonzato në Fier e Durrës: Kemi informacion për aktivizim të grupeve kriminale

Deklarata pasi Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilloi një takim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe prokurorët e Seksionit të Posaçëm për Zgjedhjet të Prokurorisë Fier.

Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi rëndësinë e procesit zgjedhor, rolin e prokurorisë në këtë proces, si dhe rëndësinë e veprimeve hetimore të shpejta dhe efektive.

“Isha edhe në Durrës sepse ka pasur informacione sa u përket bandave, ka pasur edhe informacione edhe për në Fier, vendosa që të vija edhe në Fier. Janë autoritetet që do hetojnë, ne po shikojmë situatën“, u shpreh ai.

Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi rëndësinë e procesit zgjedhor, rolin e prokurorisë në këtë proces, si dhe rëndësinë e veprimeve hetimore të shpejta dhe efektive.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh vullnetin e plotë dhe gatishmërinë për evidentimin dhe hetimin e menjëhershëm të rasteve që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

#Zgjedhjet #Gonzato #në #Fier #Durrës #Kemi #informacion #për #aktivizim #të #grupeve #kriminale
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button