Aktualitet

“Kam probleme me frymëmarrjen”: Bogdani po pinte kafe me miqtë në hotel, kur shfaqi shqetësimet! Miqtë e tij hapën me forcë derën e tualetit

Zbardhen detaje nga vdekja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili dyshohet se ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak.

Ai ka qenë duke konsumuar kafe në ambientet e hotelit Rogner në Tiranë, kur ka shfaqur shqetësime.

“Kam probleme me frymëmarrjen”, raportohet se iu është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen dhe është laguar për në tualet.

Por pasi është vonuar, miqtë e tij të shqetësuar shkuan në tualet dhe kanë hapur derën me forcë.

Ata e kanë gjetur ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Më pas kanë lajmëruar ambulancën, por sipas dëshmitarëve është vonuar.

Gerti Bogdani ka marrë ndihmën e parë mjekësore në ambulancë dhe më pas në QSUT, por nuk arriti që të mbijetojë.

“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

#Kam #probleme #frymëmarrjen #Bogdani #pinte #kafe #miqtë #në #hotel #kur #shfaqi #shqetësimet #Miqtë #tij #hapën #forcë #derën #tualetit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button