Aktualitet

VIDEO/ Një person i vë flakën Parlamentit në Rumani, evakuohen 300 persona

Një person i ka vënë flakën ndërtesës së parlamentit në Bukuresht, Rumani, dhe për pasojë 300 njerëz janë evakuuar.

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të marte në zonën e vizitorëve, e cila përfshin një sallë ekspozite dhe dyqane suveniresh.

“Një burrë i moshës 60-65 vjeç ka ndezur zjarr në ambientet e ndërtesës së parlamentit rumun. Më shumë se 300 persona u evakuuan nga ndërtesa”, shkruajnë mediat rumune.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë lokalizuar zjarrin dhe kanë shuar flakët. Mediat rumune raportuan se autori i dyshuar arriti të arratisej, ndërsa policia publikoi fotot e tij dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për arrestimin.



#VIDEO #Një #person #vë #flakën #Parlamentit #në #Rumani #evakuohen #persona
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button