Zyrtarja e DASH takohet me Altin Dumanin, Hyland: Reforma në Drejtësi, rol vendimtar për aspiratat euroatlantike

Drejtoresha e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Colleen Hyland, gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Altin Dumanin, Hyland (1)
Gjatë takimit me Dumanin, Colleen Hyland ka përsëritur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë.
Ndër të tjera, ajo ka theksua rolin vendimtar të reformës në drejtësi në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave euroatlantike.
Njoftimi nga Ambasada e SHBA
Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtoreshë e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, u takua me Kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani. Znj. Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin vendimtar të reformës në drejtësi në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike.
#Zyrtarja #DASH #takohet #Altin #Dumanin #Hyland #Reforma #në #Drejtësi #rol #vendimtar #për #aspiratat #euroatlantike
Java News