Aktualitet
Ngjarje e rëndë në Porto Romano, vdes 22-vjeçari, bie nga shkallët e anijes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Porto Romano. Policia bën të ditur se një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga shkallët e një anijeje.
“Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekuipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.
/a.r
#Ngjarje #rëndë #në #Porto #Romano #vdes #22vjeçari #bie #nga #shkallët #anijes
Java News