Aktualitet
Detaje/ Njëri nga të plagosurit në Vrakë në gjendje të rëndë, autori ka ekzekutuar 13 vite më parë vrasësin e babait të tij

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Malësinë e Madhe.
Gazteari i Vizion Plus Bepun Kolvata mëson se autori i plagosjes së dyfishtë është Lul Rakaj, i cili afro 13 vite më parë ka ekzekutuar me armë shtetasin Kolë Mushku në Hot të Malësisë së Madhe.
Ky i fundit i ka vrarë babain, ngjarje kjo që solli edhe reagimin e Rakajt për hakmarrje.
Policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë.
Të plagosurit Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj ndodhen në spitalin e Shkodrës. Njëri prej tyre ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
/a.r
#Detaje #Njëri #nga #të #plagosurit #në #Vrakë #në #gjendje #të #rëndë #autori #ekzekutuar #vite #më #parë #vrasësin #babait #të #tij
Java News