Aktualitet

Mario Mitaj nis stërvitjet me Al-Ittihadin

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, ka nisur stërvitjet me ekipin e tij të ri, Al-Ittihad.

Mitaj u transferua në Arabinë Saudite nga skuadra ruse, Lokomotiva e Moskës në formë huazimi – por klubi arab ka të drejtë për ta blerë kartonin e plotë për 3.5 milionë euro.

Mbrëmë, Mitaj u stërvit së bashku me disa lojtarë të tjerë që ishin të ftuar në kombëtaret e tyre.

Nuk dihet nëse 21-vjeçari do të jetë i gatshëm për të debutuar gjatë këtij vikendi me klubin e famshëm arab, aty ku tashmë luajnë shumë yje të futbollit, duke përfshirë: Karim Benzeman, N’Golo Kanten dhe Fabinhon.



#Mario #Mitaj #nis #stërvitjet #AlIttihadin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button